Mbështetje për rininë, arsimin, të drejtat e punës dhe lirinë e medias në Kosovë
Gjatë gjithë korrikut, BE-ja në Kosovë u angazhua në ngjarje publike të projekteve për arsimin, rininë, të drejtat e punës dhe lirinë e medias, duke vazhduar t’i mbështesë institucionet në angazhimet e tyre drejt rrugës evropiane.
Investojmë për rininë, arsimin dhe mundësitë evropiane të Kosovës
Arsimi dhe fuqizimi i rinisë vazhduan të përbëjnë thelbin e mbështetjes për Kosovën nga Bashkimi Evropian në Kosovë, si dhe të angazhimeve publike gjatë muajit korrik. BE-ja në Kosovë vazhdoi të krijojë mundësi që të rinjtë e të rejat e Kosovës të fitojnë njohuri, shkathtësi dhe përvojë ndërkombëtare.
BE-ja në Kosovë lidhi partneritet me Universitetin e Prishtinës, përmes Europe House Kosovë, për edicionin e 26-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, duke bërë bashkë studentë, akademikë dhe partnerë nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.
Gjatë fjalës së mbajtur në hapjen e Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, Shefi në Detyrë i BE-së në Kosovë, Boguslaw Gertruda, riafirmoi se investimet për rininë, arsimin dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës.
Përtej shkëmbimeve akademike, BE-ja në Kosovë mbështeti edhe bashkëbisedime rreth gjithëpërfshirjes, qasjes së barabartë në arsim, si dhe po u ndihmon të rinjve e të rejave të Kosovës të fitojnë njohuritë, përvojën dhe rrjetet e nevojshme për të kontribuar në të ardhmen evropiane të vendit.

Mbështetja e kushteve më të mira për punëtorët dhe pëkrahja për lirinë e medias
Angazhimi i BE-së në Kosovë për forcimin e të drejtave të punës, përmirësimin e kushteve të punës dhe mbështetjen e një mjedisi më të sigurt për gazetarët dhe profesionistët e medias në Kosovë vazhdoi me dy raporte të veçanta të publikuara gjatë korrikut.
Me mbështetjen e BE-së, Qendra e Trajnimit dhe Burimeve për Avokim (ATRC), BIRN Kosova dhe Fondacioni Jahjaga publikuan raportin “Midis Ligjit dhe Realitetit: Të Drejtat e Punës në Kosovë dhe Sfidat e Zbatimit në Sektorin Privat”. Raporti thekson hendekun midis masave mbrojtëse ligjore dhe realitetit të përditshëm të përjetuar nga shumë punëtorë.
Gjetjet tregojnë sfida kyçe, përfshirë informalitetin, pabarazitë në paga, kushtet e pasigurta të punës dhe diskriminimin, derisa ofrohen rekomandime për reforma të politikave dhe mekanizma institucionalë më të fortë.
“BE-ja inkurajon një fokus më të madh në shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës, duke avancuar pjesëmarrjen e grave në tregun e punës, barazinë në punësim dhe anti-diskriminimin. Rregulloret më të fuqishme dhe një Inspektorat Pune me burime më të mira do të ishin hapa të rëndësishëm përpara”, tha Shefi në Detyrë i BE-së në Kosovë, Boguslaw Gertruda.
Ndërkohë, në prezantimin e raportit nga misioni faktmbledhës i Platformës së Këshillit të Evropës për Promovimin e Mbrojtjes së Gazetarisë dhe Sigurisë së Gazetarëve, përfaqësuesit e BE-së kërkuan mbrojtje më të madhe për gazetarët, komunikim publik të përgjegjshëm, pronësi transparente të mediave dhe konsultime gjithëpërfshirëse për reformat që prekin sektorin e medias.