15.02.2024.

Kosova Gjithëpërfshirëse

I zbatuar nga HandiKOS dhe partnerët e vet gjatë një periudhe pesëvjeçare, projekti i financuar nga BE-ja, Kosova Gjithëpërfshirëse, ka realizuar ndërhyrje në fusha të ndryshme me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë. Në blogun e mëposhtëm, Dukagjin Kelmendi nga HandiKOS thekson disa nga arritjet kryesore të projektit që forcoi pozitën e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë përmes aktiviteteve avokuese në institucionet lokale dhe qendrore, edukimit dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Për shumë vjet në Kosovë, pak është bërë për avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara. Mbështetja e kufizuar, shërbimet e pamjaftueshme shëndetësore dhe qasja e dobët në shërbimet ekzistuese, e kanë bërë vërtet sfidues integrimin social për këta persona. Zbatimi i pamjaftueshëm i legjislacionit dhe politikave ekzistuese, si dhe mungesa e një kornize të saktë ligjore që mbron të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, po i bëhen pengesë planifikimit dhe buxhetimit gjithëpërfshirës për ndërhyrjet e duhura dhe ofrimin e shërbimeve. 

Projekti i financuar nga BE-ja “Kosova Gjithëpërfshirëse” është bazuar fuqishëm në Qasjen e Bazuar në të Drejtat e Njeriut, duke synuar ngritjen e vetëdijesimit se personat me aftësi të kufizuara nuk duhet të shihen si objekte bamirësie, përfitues të mirëqenies sociale apo si persona të reduktuar në aftësinë e kufizuar të tyre, por si anëtarë aktivë dhe të barabartë të shoqërisë dhe me të drejtat e veta legjitime. Në këtë drejtim, gjatë gjithë zbatimit të projektit caku ishin institucionet themelore publike, si bartës të detyrës, përgjegjësia e të cilave është promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Me qëllim të promovimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse në të cilën personat me aftësi të kufizuara e realizojnë potencialin e tyre të plotë dhe jetojnë jetë të dinjitetshme si qytetarë të barabartë, më 1 janar 2019, HandiKOS në partneritet me Shoqatën Kosovare të të Shurdhërve (SHKSH), Shoqatën e të Verbërve të Kosovës (SHVK), Disability Partnership Finland (DPF), Threshold Association nga Finlanda, dhe subjekti i lidhur – Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK), filluan zbatimin e Projektit Kosova Gjithëpërfshirëse të financuar nga BE-ja. 

Teksa roli i HandiKOS-it dhe partnerëve të tjerë të projektit si akterë të fortë në shoqërinë civile të Kosovës, ishte forcimi i kapaciteteve të sektorit për aftësinë e kufizuar, duke avokuar për integrimin e aftësisë së kufizuar dhe promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara (PAK), roli i partnerëve finlandezë ishte ofrimi i këshillave teknike, ekspertizës dhe mbështetjes kolegiale për organizatat kosovare për personat me aftësi të kufizuara në fushat e demokracisë organizative, punës avokuese dhe qasshmërisë.

Projekti kishte për qëllim të ndikonte në çështjet e aftësisë së kufizuar në Kosovë me qëllim kryesor promovimin dhe kultivimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse. Për ta arritur këtë rezultat, ndër të tjera, ishte e rëndësishme që të sigurohej disponueshmëria e të dhënave për çështjet e aftësisë së kufizuar, të cilat do të ishin të dobishme për institucionet publike dhe OPAK-të për t’i përdorur për planifikimin, monitorimin dhe përfshirjen e nismave specifike për aftësinë e kufizuar. 

Përgjatë pesë viteve të zbatimit, projekti ka punuar në tri fusha kryesore: hartëzimin e gjendjes së personave me aftësi të kufizuara në Kosovë; aktivitetet e avokimit me palët përkatëse publike të interesit, dhe aktivitetet ndërmjet kolegëve që punojnë drejtpërdrejt me personat me aftësi të kufizuara. 

Raport Hulumtues “Ku qëndron Kosova?”

Duke u nisur nga mungesa e të dhënave të besueshme dhe të përditësuara për legjislacionin aktual që promovon dhe mbron të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, veprimi i parë i projektit ishte zbatimi i një studimi hulumtues për të parë se ku qëndron Kosova në raport me standardet ndërkombëtare për çështjet e aftësisë së kufizuar, Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, si dhe me Acquis Communitaire të Bashkimit Evropian, në fushat përkatëse. 

Studimi hulumtues shqyrtoi standardet ndërkombëtare për aftësitë e kufizuara të kodifikuara në konventat dhe aktet ligjore përkatëse përmes kategorive të mëposhtme: 1. E drejta për jetë dhe drejtësi, 2. Pavarësia, privatësia, familja dhe jeta në komunitet, 3. Qasshmëria, 4. Arsimi, 5. Liria, mbrojtja nga tortura, integriteti dhe lëvizshmëria, 6. Barazia, mosdiskriminimi (gratë dhe fëmijë), 7. Shëndeti, 8. Punësimi dhe kujdesi social, 9. Pjesëmarrja publike, 10. Statistikat dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Gjetjet e hulumtimit treguan se më pak se një e treta (30.72%) e obligimeve (standardeve) të vlerësuara ndërkombëtare për aftësitë a kufizuara janë plotësisht të përfshira në legjislacionin e Kosovës. Pjesa e mbetur e obligimeve përbëhet nga kategoria që vlerësohet e adresuar pjesërisht (50.00%) dhe kategoria e standardeve që mungojnë (19.28%). Qasshmëria mbetet kategoria më sfiduese, me vetëm 6.77% të standardeve të përfshira plotësisht në legjislacion. Për pjesëmarrjen publike, statistikat dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, u konstatua se standardet mungonin në nivel 60