BE-ja dhe BERZH-i Përforcojnë Sigurinë e Energjisë së Shqipërisë përmes Mbështetjes për Parkun e Ri të Energjisë Diellore

Gjatë një ceremonie të organizuar në Tiranë me pjesëmarrjen e Ambasadorit të BE-së Silvio Gonzato, Zëvendës Kryeministres Belinda Balluku, të Ngarkuarit me Punë të Austrisë, Menaxheres të BERZH-it për Vendin Ekaterina Solovova, dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, u nënshkruan marrëveshjet për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik në Belsh.
- Në Shqipëri d të ndërtohet një park i ri për energji diellore me kapacitet 50 MWp
- BE-ja po jep kontribut deri në 8 milionë Euro si grante për investim dhe 1,2 milion Euro në formën e asistencës teknike
- BERZH-i po financon projektin me hua sovrane me vlerë deri në 30 milionë Euro
- Paketa e përgjithshme financiare arrin në vlerën e 39,2 milionë Eurove
Ky investim i përbashkët i Bashkimit Evropian (BE) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të përmirësojë sigurinë e energjisë dhe do të diversifikojë përbërjen e burimeve të energjisë në Shqipëri. Parku fotovoltaik me fuqi prej 50 MWp do t'i shtojë kapacitete të konsiderueshme të rinovueshme rrjetit shqiptar, duke mbështetur tranzicionin e vendit drejt një sistemi më rezistent dhe të qëndrueshëm energjie.
BE-ja po siguron një grant investimi me vlerë deri në 8 milionë Euro, si dhe vlerën prej 1,2 milionë Euro në formën e asistencës teknike përmes Kuadrit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor, në mbështetje të zbatimit të projektit.
Në fjalën e tij, Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato theksoi:
"bashkimi Evropian është partner i rëndësishëm i tranzicionit shqiptar të energjisë. Ky projekt është pjesë e mbështetjes sonë më të gjerë, që synon të ndihmojë harmonizimin e vendit me Agjendën e Gjelbër të BE-së si dhe një të ardhme më të gjelbër dhe të qëndrueshme jo vetëm në fushën e energjisë, por edhe të transportit, mjedisit dhe biodiversitetit.
Ai ritheksoi angazhimin e BE-së:
"BE-ja do të vijojë të jetë tërësisht e angazhuar në mbështetje të sigurisë dhe qëndrueshmërisë së energjisë në Shqipëri, ndërkohë që trajtohen ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe përforcohet rezistenca."
Huaja sovrane e BERZH-it me vlerë deri 30 milionë Euro do t'i jepet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), shoqëria kryesore shtetërore në fushën e energjisë elektrike, që aktualisht prodhon rreth 65% të energjisë elektrike në vend. Pas vënies në funksion, parku i ri pritet të prodhojë më shumë se 70 GWh energji elektrike nga burime të rinovueshme në vit.
Me gjithë se Shqipëria ka sasi të konsiderueshme të burimeve të rinovueshme, me rreth 95% të prodhimit të energjisë elektrike nga këto burime, vendi varet thuajse tërësisht nga burimet hidrike. Kjo e bën atë të cenueshëm nga thatësirat dhe ndryshimet klimatike, duke krijuar nevojën e importit të energjisë elektrike gjatë viteve të thata, duke mbuluar në disa raste deri në gjysmën e konsumit të përgjithshëm me energji importi.
Projekti i Belshit ndihmon në trajtimin e kësaj cenueshmërie duke shtuar kapacitetet diellore dhe mbështetur Strategjinë e Energjisë së Shqipërisë dhe Planin Kombëtar të Veprimit për Energjinë e Rinovueshme. Në kuadër të këtij Plani Veprimi, Shqipëria synon të rrisë përqindjen e prodhimit nga burime të rinovueshme në 54