Nis projekti ThREAD – Integrimi i Teknologjisë, Krijimtarisë dhe Trashëgimisë Artizanale Nëpërmjet Inteligjencës Artificiale
Universiteti i Prishtinës njofton fillimin e projektit ThREAD – Technology Harnessing Real-time Embroidery and AI Design, një iniciativë inovative që synon të ndërthurë traditën artizanale me teknologjinë bashkëkohore dhe potencialin krijues të inteligjencës artificiale.
Projekti ThREAD është i bashkëfinancuar nga Programi “Creative Europe” i Bashkimit Evropian dhe realizohet në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, nën koordinimin e Universitetit të Prishtinës.
Ky projekt synon të frymëzojë bashkëkrijimin, eksperimentimin dhe inovacionin ndërdisiplinar, duke ndërtuar ura të reja midis praktikave të dizajnit të bazuar në inteligjencë artificiale dhe trashëgimisë së pasur artizanale të rajonit.
Nëpërmjet ThREAD-it partnerët synojnë të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm kulturor dhe krijues në Ballkanin Perëndimor, duke promovuar dialogun, bashkëpunimin dhe krijimtarinë digjitale në hapësirën evropiane të kulturës.
Universiteti i Prishtinës, në bashkëpunim me partnerët rajonalë universitarë, e kishte fituar projektin ThREAD në dhjetor të vitin 2025, ndërsa ai do të drejtohet nga prof. ass. dr. Eliot Bytyçi në bashkëpunim me kolegen, prof. ass. dr. Zanita Halimi,