15.02.2026.

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt integrimit të metodologjisë së Këshillit të Evropës për punën me autorët e veprave ekstremiste të dhunshme (VEO), duke bashkuar praktikuesit e burgjeve, përfaqësues të menaxhmentit

Në një takim të grupit punues dhe një punëtori të dedikuar të mbajtur më 2–3 dhjetor në Istog, Kosovë*, pjesëmarrësit diskutuan mënyrat për të përafruar mjetet dhe programet me procedurat operacionale. Mjetet dhe programet specifike për VEO-t u zhvilluan me mbështetjen e Këshillit të Evropës dhe kaluan me sukses procesin e validimit përmes pilotimit në Burgun e Sigurisë së Lartë dhe Burgun e Dubravës në vitin 2024, duke dëshmuar dobishmërinë, funksionalitetin dhe zbatueshmërinë e tyre në kontekstin e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Për më tepër, praktikuesit e SHKK-së që nuk janë pjesë e shërbimeve mjekësore u njohën me “Udhëzimet për vlerësimin e shëndetit mendor të të burgosurve ekstremistë të dhunshëm (VEP) dhe të burgosurve të cenueshëm ndaj radikalizimit”, dhe u trajnuan më tej për zbatimin e “Mjetit të Skrinimit për Zbulimin e Hershëm të Shenjave të Problemeve Mendore”, dokument ky i zhvilluar me mbështetjen e BE-së dhe Këshillit të Evropës. Nga një aspekt multidisiplinar, praktikuesit përmirësuan aftësitë për të identifikuar, parandaluar dhe reaguar në mënyrë të duhur ndaj të burgosurve me probleme të shëndetit mendor, duke rritur kështu gatishmërinë e tyre për të zbatuar Mjetin e Skrinimit për Zbulimin e Hershëm të Problemeve të Shëndetit Mendor në punën e tyre të përditshme,me qëllim që të bëhet identifiki i hershëm dhe referimi tek profesionistët mjekësorë. Këto aktivitete u organizuan me mbështetjen e veprimit rajonal “Forcimi i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor në menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe parandalimin e radikalizimit të mëtejshëm pas lirimit”, i zbatuar në kuadër të Programit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. * Kjo përcaktim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin dhe është në përputhje me RKSJ 1244 dhe opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.