08.11.2023.

Ndihma e USAID-it po riformëson sektorin energjetik të Kosovës

USAID-i e ka ndihmuar Kosovën në udhëheqjen e një agjende agresive të dekarbonizimit në një sërë mënyrash, si përmes analizave të të dhënave, hartimit të legjislacionit, asistencës së drejtpërdrejtë teknike dhe një morie ngjarjesh të organizuara për shkëmbim të njohurive dhe përvojave me qëllim të promovimit të shfrytëzimit të burimeve të ripërtritshme të energjisë. Për gjashtë vjet, aktiviteti i USAID-it Siguria e Furnizimit me Energji në Kosovë (KESS) ka qenë në krye të ofrimit të mbështetjes jetike sektorit energjetik për arritjen e rezultate të rëndësishme.

USAID-i ka kontribuar në miratimin e Strategjisë dhjetëvjeçare Kombëtare të Energjisë të Kosovës, e cila synon të rrisë objektivat e Kosovës në gjenerimin e energjisë së ripërtritshme, nga 5% në nivelin shumë ambicioz prej 35%, zvogëlojë emetimet për 25%, dhe bëj çmontimin në faza të termocentralit me djegje thëngjilli "Kosova A." Këto përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të arritjeve të shumta që ka prodhuar ky partneritet. Misioni qëndror i aktivitetit KESS të USAID-it ka qenë avancimi i investimeve të sektorit privat, nismave të politikave dhe komunikimit strategjik që forcon sigurinë energjetike dhe promovon zhvillimin e burimeve të ripërtritshme të energjisë, me fokus të veçantë në sistemet fotovoltaike të shkallës së vogël.

Këto përpjekje, të bëra në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, kanë katalizuar adoptimin e gjerësishëm të zgjidhjeve të bazuara në energji të ripërtritshme anembanë Kosovës. Me krijimin e partneriteteve të ngushta me bizneset, zhvilluesit e projekteve të energjisë diellore, institucionet financiare dhe akterët ndërkombëtarë, bashkëpunimi rezultoi me mbi 112 biznese të cilat zhvilluan vlerësime gjithpërfshirëse lidhur me instalimet e paneleve diellore fotovoltaike mbi sipërfaqet e çative. Bizneset tashmë kanë vendosur 25 sisteme diellore me kapacitet i cili tejkalon 16 megavat.

Përveç kësaj, përpjekjet në komunikim strategjik që shënjestron ndryshimet klimatike dhe akterët e ndryshëm në kuadër të sektorit energjetik kanë dhënë rezultate shtesë, në mesin e të cilëve është edhe Portali i Investimeve në burime të ripërtritshme të energjisë, një platformë kjo e centralizuar që ofron një sërë mundësish të ndryshme për investime në energjinë e ripërtritshme në Kosovë. Së fundi, aktiviteti luajti një rol prijës në sigurimin e asistencës teknike për hartimin e Projektligjit për Burimet e Ripërtritshme të Energjisë dhe miratimin e Rregullorës për Prosumatorët me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, duke lehtësuar forcimin e tregut vendor të vetgjenerimit.

Meqë aktiviteti i USAID-it Siguria e Furnizimit me Energji në Kosovë përfundon këtë vjeshtë, aktivitetet tjera të USAID-it në sektorin energjietik do të vazhdojnë të mbështesin rrugëtimin e Kosovës drejt një të ardhmeje të qëndrueshme energjetike.