06.12.2023.

Fuqizimi i grave në zonat rurale përmes frutave manor

Diellza Uka e nisi rrugëtimin e saj në moshën 14-vjeçare kur familja e saj i hyri biznesit të kultivimit të boronicave dhe mjedrës. Në vitin 2014, me mbështetjen e USAID-it, familja themeloi ndërmarrjen Berry Fruits, duke kultivuar në një parcelë modeste toke me sipërfaqe prej 8000 metrash katrorë. Një dekadë më vonë, në moshën 23-vjeçare, Diellza, agronomja e parë e familjes, menaxhon një fermë prej 5 hektarësh që prodhon boronica, mjedra, dredhëza dhe manaferra.

Duke studiuar gjuhën unike me të cilën shprehen bimët, Diellza kujdeset për nevojat e tyre me pasion. Përkundër sfidave, ajo mbetet a angazhuar, duke e parë agrobiznesin jo thjesht si bujqësi, por si një simbol të lidershipit dhe përkushtimit, veçanërisht për gratë.

“Agrobiznesi është një ndryshues i lojës për grate,” deklaron Diellza, duke vënë në pah qëndrueshmërinë e këtij lloji të ndërmarrjes. Berry Fruits, i mbështetur nga USAID-i, tani është njëra nga kompanitë kryesore që merren me kultivimin e frutave manor në Kosovë dhe antare e shoqatës nacionale "Mjedra e Kosovës," e cila dëshmon potencialin transformues të grave rurale në agrobiznes.

Sot, Berry Fruits qëndron me krenari në mesin e kompanive udhëheqëse të frutave manor në Kosovë, ndërsa storia e suksesit e Diellza Ukës, falë mbështetjes së USAID-it, qëndron si një dëshmi frymëzuese e potencialit që kanë gratë rurale në agrobiznes.