04.03.2024.

Kushte më të mira për komunitetet e margjinalizuara përmes riciklimit

Edukimi financiar dhe shkathtësitë e menaxhimit afarist efektiv janë të rëndësisë thelbësore për ndërmarrësit si Sabedini nga Graçanica. Sabedini është pjestar i grupit prej 50 grumbulluesve joformalë të mbeturinave nga komunitetet rom, ashkalinj dhe egjiptas që marrin pjesë në aktivitetin e USAID-it Riciklimi ka Rëndësi. Kjo nismë synon krijimin e sistemeve të qëndrueshme të riciklimit në komunitete përmes rritjes së vëllimit të mbeturinave të riciklueshme duke nxitur njëkohësisht kohezionin socio-ekonomik në mes të pjestarëve të komunitetit.

Me adoptimin e një qëndrimi proaktiv ndaj integrimit të qëndrueshëm socio-ekonomik, u zhvillua një kurs trajnimi dyditor për të ofruar njohuri të vlefshme mbi përfitimet nga formalizimi i bizneseve dhe procedurat përkatëse, si dhe edukimin financiar dhe menaxhimin e suksesshëm afarist. Aktiviteti i USAID-it Riciklimi ka Rëndësi ngriti ndërgjegjësimin mbi rreziqet shëndetësore që lidhen me grumbullimin dhe trajtimin e mbeturinave. Trajnimi gjithashtu theksoi rëndësinë e masave mbrojtëse që grumbulluesit mund t’i zbatojnë për të mbrojtur shëndetin personal dhe atë të familjeve të tyre. Duke adresuar nevojat e shumëanshme të grumbulluesve të mbeturinave, aktiviteti i USAID-it gjithashtu nxorri në pah avantazhet e imunizimit, duke u ofruar atyre informata të vlefshme mbi përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm dhe qëndrueshmërinë e komuniteteve të tyre.

Angazhimi i aktivitetit Riciklimi ka Rëndësi në Graçanicë shkon përtej menaxhimit të mbeturinave. Ai është i përkushtuar ndaj nxitjes së ndryshimeve pozitive në jetët e pjestarëve të komuniteteve të margjinalizuara përmes praktikave të qëndrueshme të riciklimit.